Aktualitet

'Merrni velierën, ikni në Shqipëri'/ Dalin FOTOT e operacionit antidrogë në gjirin e “Arushës”, në Itali po hetojnë pronarin

Deri më tani është bërë me dije se ka qenë Drejtoria e Policisë së Vlorës dhe Policia Kufitare, ato që ia kanë dërguar "GDF italiane"  informacionin për lëvizjen e tre skafeve me drejtues shqiptarë në gjirin e Arushës në Karaburun. 

8 Gusht 2022, 15:47 Nga k.m.
'Merrni velierën, ikni në Shqipëri'/ Dalin FOTOT e
Pamje nga aksioni

VLORË- Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë i titulluar “The Eye” që u zhvillua nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza në Gjirin e Arushës, në Karaburun. Deri më tani është bërë me dije se ka qenë Drejtoria e Policisë së Vlorës dhe Policia Kufitare, ato që ia kanë dërguar "GDF italiane"  informacionin për lëvizjen e tre skafeve me drejtues shqiptarë në gjirin e Arushës në Karaburun. 

'Merrni velierën, ikni në Shqipëri'/ Dalin FOTOT e
Pamje nga aksioni

Siç shihet dhe nga pamjet kanë qenë skafet shqiptarë, të cilët në thellësi të detit, në limitet e kufirit mes Shqipërisë dhe Italisë kanë furnizuar me drogë “Velierën” që drejtohej nga dy shtetasit ukrainas, të cilët u kanë deklaruar për autoritet italiane se u është premtuar një shumë monetare për të kryer këtë udhëtim. Po ashtu, sipas News 24, arsyeja përse të dy palët janë rezervuar për të bërë publike pamjet e velierës luksoze që u ngarkua me drogë mësohet të jenë hetimet e zgjeruara që po kryen në Itali për të gjetur pronarin e saj. 

Sipas deklarimeve të dy ukrainasve të arrestuar, mjeti lundrues i është dhënë nga një italian dhe i ishte thënë “të niseshin drejt Shqipërisë”, pa u sqaruar se ku po shkonin. Veliera ka qenë tepër luskoze dhe dyshimet janë të forta nga pala italiane, pasi ende nuk dihet nëse ka një denoncim për zhdukjen nga pronari i mundshëm i saj.

operacioni syri

Sondazh

Poll