Aktualitet

VD/ Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al mësohet se droga është bllokuar një ditë më parë në zonën e njohur si Gjiri i Arushës por Policia nuk ka ndërhyrë.

8 Gusht 2022, 14:27 Nga e.k
VD/ Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që
Droga e sekuestruar

VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni antidrogë 'Syri' ë çoi në sekuestrimin e 992 kg kanabis dhe arrestimin e tre shtetasve shqiptarë dhe dy ukrainasve Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.

Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al mësohet se droga është bllokuar një ditë më parë në zonën e njohur si Gjiri i Arushës por Policia nuk ka ndërhyrë.

Mësohet tre skafistët e kanë shkëmbyer drogën në det dhe më pas kanë lëvizur me mjetet e tyre lundruese për ta ngarkuar kanabisin në një anije tip “Velierë”, e cila po i priste në brigjet e Jonit.

 

Trafikantët janë treguar shumë të kujdesshëm pasi ky veprim është bërë në limitet e kalimit të hapësirës ujore mes dy vendeve, për të mos krijuar dyshime te radarët.

Por Policia e Vlorës ka qenë duke i vëzhguar së bashku me kolegët e tyre të Guardia di Finanzas italiane dhe sapo përfundoi shkëmbimi i drogës, kanë ndërhyrë për të bërë arrestimet.

Lënda narkotike u gjet e ambalazhuar në dhjetëra thasë të mëdhenj. Në prangat e Policisë kanë rënë: Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj. Nga Guardia di Finanza janë arrestuar shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii. Sipas mbiemrit të njëjtë mendohet se janë të afërm, por nuk dihet lidhja e tyre. 

vlore operacioni syri policia e vlores

Sondazh

Poll