Aktualitet

Zjarri në Milot/ 'Shpërthen' famulltari i Kishës: Fëmijët kanë një javë që thithin tymin

Ka qenë famulltari i Milotit, Giovani Nitti ai që e ka ngritur këtë shqetësim. Ai u shpreh se tashmë është hapur dhe kampi veror që organizohet çdo vit në këtë qytet falë iniciativës së Kishes dhe fëmijët janë shprehur të shqetësuar.

8 Gusht 2022, 15:47 Nga e.k
Zjarri në Milot/ 'Shpërthen' famulltari i Kishës:
Helikopteri i ushtrisë në operacion për shuarjen e flakëve

KURBIN- Vijon të jetë ende problematike situata nga zjarret në Milot të Kurbinit. I favorizuar edhe nga era zjarri ështrë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra me pyje. 

Dhe pse është kërkuar prej ditësh të ndërhyhet nga ajri, vetëm ditën e sotme është bërë e mundur ndërhyrja me helikopter. Tymi në zonë ka qenë shqetësim për banorët në zonë dhe veçanërisht për fëmijët.

Ka qenë famulltari i Milotit, Giovani Nitti ai që e ka ngritur këtë shqetësim. Ai u shpreh se tashmë është hapur dhe kampi veror që organizohet çdo vit në këtë qytet falë iniciativës së Kishes dhe fëmijët janë shprehur të shqetësuar.

“Ne jemi duke bërë kampin verorë me fëmijët dhe gjatë kampit bëhen dhe aktivitete sportive dhe argëtuese, vrapojnë fëmijët dhe marrin tymë. Kemi tre ditë që punojmë me fëmijë që marrin frymë tymin. Është e pamundur, por si ka mundësi? Unë nuk e di cili është shkaku, më kanë dhënë disa arsye që mund të jenë dhe gënjeshtra. Por fakti është se duhet me ndërhy, se nuk mund të lihet një vend i banuar duke u djegur për një javë. Kjo është situata!”, tha ai.

 

 

zjarret ne vend milot

Sondazh

Poll