Aktualitet

Në fillim tritol, tani kanabis/ Arbër Saraseli u arrestua nga Policia, pse e “fundosi” kontrolli në shtëpi

31-vjeçari bënte pjesë në grupin e shqiptarëve që kishin nxjerrë drogën në det të hapur, por gjithashtu është një emër i njohur për Policinë e Vlorës.

8 Gusht 2022, 14:37 Nga k.m.
Në fillim tritol, tani kanabis/ Arbër Saraseli u arrestua nga Policia,
Foto ilustruese

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar pesë persona në kuadër të operacionit “Syri” pasi u kapën duke shkëmbyer 992 kilogram kanabis. Tre prej tyre ishin nga Vlora, njëri prej tyre, i identifikuar si Arbër Saraseli. 31-vjeçari bënte pjesë në grupin e shqiptarëve që kishin nxjerrë drogën në det të hapur, por gjithashtu është një emër i njohur për Policinë e Vlorës.

Në vitin 2015 u arrestua pasi në shtëpi iu gjetën pako lëndë shpërthyese tritol. Policia organizoi në atë kohë operacionin “Laguna”, ku gjatë kërkimeve në shtëpinë e Saraselit pikasën edhe tritolin, i cili atëherë dyshohej se do të përdorej për gjueti peshku.

arbër saraseli operacioni syri

Sondazh

Poll