Aktualitet

Kërcënoi klientin me thikë, pronari i restorantit gjobitet me 3 mln lekë, ende në kërkim për sherrin

Kjo për shkak se kishte tatime të papaguara. 

8 Gusht 2022, 15:54 Nga F.M
Kërcënoi klientin me thikë, pronari i restorantit gjobitet me 3
Sherri në Sarandë

SARANDË- 48-vjeçari Alban Çoba i cili u shpall në kërkim nga policia e Sarandës një ditë më parë pasi kanosi një klient me thikë, është gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se specialistët e AKU-së kanë vendosur masën administrative prej 300 mijë lekësh të rinj në restorantin ku dhe ndodhi përplasja me klientin. Kjo për shkak se kishte tatime të papaguara. 

Njoftimi:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin e shpallur në kërkim A. Ç., 48 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij, ku ditën e djeshme ky shtetas kanosi me mjet prerës thikë, disa klientë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet tatimore. Gjithashtu, nga specialistët e AKU-së iu vendos masa administrative 300.000 lekë të rinj. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Ç.

Çoba u shpall në kërkim nga policia pasi u konfliktua me disa klientë. Këta të fundit nuk kishin pranuar të paguanin faturën e darkës që kishin konsumuar dhe 48-vjeçari është konfliktuar me ta, në debat e sipër, Çoba ka marrë thikën dhe i ka ndjekur duke i kanosur. Më pas është njoftuar polica dhe pronari i restorantit është shpallur në kërkim.

alban coba sherr ne sarande

Sondazh

Poll