Aktualitet

'Kanë miliona, i kishin bërë benë që do ta kapnin', zbulohet banda nga Kosova që rrahën Luigj Markun

Kujtojmë se më 13 korrik Luigj Marku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve irlandeze për arrestimin e 39-vjeçarit. Luigj Marku është akuzuar për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.

8 Gusht 2022, 14:52 Nga e.k
'Kanë miliona,  i kishin bërë benë që do ta
Luigj Marku

TIRANË- Luigj Marku, 39-vjeçari me origjinë nga Lezha është një nga persanazhet më të njohura në rrjetin social TikTok ku poston mesazhe dhe video me pikapamje ekstremiste dhe radikale.

Ngjarja e fundit ndodhi ditën e djeshme ku gjatë një transmetimi që ai po bënte për ndjekësit e tij ai është dhunuar nga disa persona. Në momentin që ai është dhunuar ka qënë në një park të Dublinit aty dhe ku jeton duke sharë myslimanët.

Kjo ka mjaftuar që disa persoan t'i afrohen dhe ta dhunojnë Markun.

Sipas JOQ-së bëhet fjalë për dy të rinj nga Kosova të cilët kanë gjurmuar Markun në kohën kur ka dalë live në llogarinë e tij në TikTok dhe e kanë dhunuar.

Të njëjtat burime konfirmojnë se bëhet fjalë për bandën e një shqiptari nga Kosova të quajtur Fitim.

”Fitimi nga Kosova ishte futur me këta live, Gashi quhet ky mjekroshi, se këta janë si band kanë gjithë ato miliona, i shpenzojnë kot dhe i kishin bërë benë që do ta kapnin”.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Kujtojmë se më 13 korrik Luigj Marku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve irlandeze për arrestimin e 39-vjeçarit. Luigj Marku është akuzuar për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.

luigj marku

Sondazh

Poll