Politike

Presidenti zgjedh skuadrën, nga Zguri tek 2 gazetaret. Zbulohen emrat e ekipit, asnjë i Metës

Bajram Begaj po kërkon të tjerë për postet e mbetura, por bie në sy që ka zgjedhur të mos mbajë asnjë "të zgjedhur" nga paraardhësi i tij, Ilir Meta.

7 Gusht 2022, 13:49 Nga k.m.
Presidenti zgjedh skuadrën, nga Zguri tek 2 gazetaret. Zbulohen emrat e
Bajram Begaj

TIRANË- Bajram Begaj ka zgjedhur skuadrën me të cilën do të këshillohet për 5 vitet e ardhshme, kohë që do të zgjasë edhe mandati i tij i parë në krye të vendit. Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri do të jetë këshilltari ligjor i Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj. Por nuk është i vetmi. 

Presidenti zgjedh skuadrën, nga Zguri tek 2 gazetaret. Zbulohen emrat e
Klement Zguri

Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës do të jetë Florjan Kali. Ai e ka mbajtur këtë post më herët në ministrinë e Mbrojtjes, ku ka bashkëpunuar me Began. Ndërsa kabinetin e Presidentit do ta drejtojë Eduard Seitaj. Si këshilltar diplomatik Begaj ka zgjedhur Valter Ibrahimin, i cili ka karrierë në diplomaci që nga dhjetori i vitit 1992.

Fatmir Çela do të jetë një tjetër këshilltar, ndërsa për komunikimin me mediat dhe jo vetëm ka zgjedhur dy gazetare; Lira Çanga, e cila 10 vitet e fundit ka punuar në OSBE dhe Alisa Demollari.

Presidenti zgjedh skuadrën, nga Zguri tek 2 gazetaret. Zbulohen emrat e
Alisa Demollari

Kjo e fundit ka punuar më parë edhe në ministri. Por rekrutimi nuk ka përfunduar me kaq. Begaj po kërkon të tjerë për postet e mbetura, por bie në sy që ka vendosur të mos mbajë asnjë "të zgjedhur" nga paraardhësi i tij, Ilir Meta.

bajram begaj

Sondazh

Poll