Aktualitet

Si nisi sherri në Sarandë/ Klientët refuzuan “faturën e kripur”, pronari me thikë në dorë i kërkoi paratë

Në videot e publikuara dje, që u bënë virale edhe në rrjetet sociale, pronari i një lokali, i identifikuar si Alban Çova, ka pasur një përplasje me klientët.

8 Gusht 2022, 12:12 Nga k.m.
Si nisi sherri në Sarandë/ Klientët refuzuan “faturën
Sherri dje në Sarandë

SARANDË- Nuk ka sezon veror pa pak trazira në Shqipëri. Dje, në një restorant pranë bregut, një përplasje fizike ka ndodhur mes pronarit të një biznesi dhe klientëve të huaj. Në videot e publikuara dje, që u bënë virale edhe në rrjetet sociale, pronari i një lokali, i identifikuar si Alban Çova, ka pasur një përplasje me klientët. Deri më tani raportohet se motivi ka qenë “fatura e kripur.”

Klientët janë ankuar për faturën e shtrenjtë dhe kanë refuzuar të paguajnë, ndërsa Çova, 48 vjeç mori një thikë dhe filloi t’i ndiqte në rrugë. E gjithë skema është filmuar nga qytetarët që kanë rastisur në rrugë në momentin e përplasjes, që ka krijuar një situatë të denjë për t'u cilësuar "Mihali 2.0". Dosja.al tentoi që të kontaktonte me përfaqësues/punonjës të restorantit por nuk patëm asnjë përgjigje nga ta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Ndërkohë që pronari, 48-vjeçari Çova është arratisur dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës.

Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të shëmtuara ndodhin në Shqipëri, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima tmerroi klientët e tij, duke i ndjekur nga pas, madje dhe duke u hipur mbi makinë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe dje, duke krijuar një reklamë jo të mirë për vendin dhe turizmin në Shqipëri.

sarande sherr ne sarande alban Çova

Sondazh

Poll