Aktualitet

'Copë e çikë'/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, dalin PAMJET, “Audi” ka dalë fare nga rruga

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, në aksident janë përfshirë dy automjete, një fouristradë tip “Mitsubishi” dhe një makinë tip “Audi”, brenda të cilës kanë mbetur të lënduar 5 persona.

8 Gusht 2022, 11:33 Nga k.m.

'Copë e çikë'/ Aksident në aksin

LEZHË- Dalin pamjet e para nga aksidenti i ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, në aksident janë përfshirë dy automjete, një fouristradë tip “Mitsubishi” dhe një makinë tip “Audi”, brenda të cilës kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Deri më tani mendohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar, e më pas humbja e kontrollit të mjetit që ka shkaktuar më pas edhe aksidentin. Deri më tani, nuk raportohet për humbje jete, por disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën. 

aksident ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll