Politike

Deliq u zgjodh nënkryetar i parlamentit të Serbisë, Berisha: Është xhelati i shqiptarëve në Kosovë

Sipas Berishes Bozhidar Deliq është një xhelat i vërtet i shqiptarëve në Kosovë. 

7 Gusht 2022, 13:22 Nga e.k
Deliq u zgjodh nënkryetar i parlamentit të Serbisë, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas zgjedhjes Bozhidar Deliq, si nënkryetari i parlamentit të Serbisë. Berisha shkruan se kjo është një sfidë e hapur ndaj shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar pasi Aleksandër Vuçiç zgjodhi me votat e partisë së tij, Deliq si nënkryetar të parlamentit të Serbisë. Sipas Berishes Bozhidar Deliq është një xhelat i vërtet i shqiptarëve në Kosovë. 

"Ai ishte komandant i brigadës famëzeze së 549 të ushtrisë serbe e cila në Gjakove, Prizren dhe Rahovec sipas veprimtares së njohur të të drejtave të njeriut, Sonja Biserko “ka vrarë mbi 2.174 civilë”. “Prej tyre mbi 450 janë gjetur në varreza masive në Serbi”. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim të Putinit të vogël dhe padronit të Edi Ramës, si një provokacion të rëndë ndaj viktimave të gjenocidit serb, por dhe mbarë botës së qytetëruar", shkruan Berisha.

POSTIMI I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

sali berisha aleksander vucic bozhidar deliq

Sondazh

Poll