Sport

Mos e konsideroni më rastësi, "makineria" Haaland funksionon edhe te Man.City, dopieta e tij fundos West Ham

West Ham-Manchester City ishte ndeshja e fundit e javës së parë të Premier League. Kampionët e fuqisë e nisin me marshin e duhur sezonin pasi ia dalin të fitojnë me shifrat 0-2 në një transfertë vërtetë të vështirë.

7 Gusht 2022, 19:29 Nga DOSJA

Mos e konsideroni më rastësi, "makineria" Haaland

ANGLI-West Ham-Manchester City ishte ndeshja e fundit e javës së parë të Premier League. Kampionët e fuqisë e nisin me marshin e duhur sezonin pasi ia dalin të fitojnë me shifrat 0-2 në një transfertë vërtetë të vështirë.

Skuadra drejtuar nga Pep Guardiola i është falur norvegjezit, autor i dy golave. Pjesa e parë ishte deri diku e balancuar, me skuadrat që nuk dhuruan shumë, deri në minutën e 36’, kur Haaland fitoi një penallti dhe shënoi duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Në fraksionin e dytë City dhuroi një panoramë krejt tjetër, duke u treguar më kërkuese e dominuese. Do të ishte po Haaland ai që do të realizonte edhe në këtë pjesë, ku pas një asisti nga De Bruyne, norvegjezi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 65’.

E.Ç (Dosja.al)

haaland manchester city

Sondazh

Poll