Politike

Nesër qytetarët në protestë për Jonadën, Blushi: Do jem dhe unë. Berisha: Keni mbështetjen time

Nesër, përfundon afati i ultimatumit që i është dhënë kryeministrit Edi Rama për të pushuar nga detyra ata që i kanë cilësuar si përgjegjësit për vdekjen e 7-vjeçares, Jonada Avdisë.

7 Gusht 2022, 13:11 Nga k.m.
Nesër qytetarët në protestë për Jonadën, Blushi:
Sali Berisha

TIRANË- Nesër sërish protestë për 7-vjeçaren që u vra nga Arjan Tase me skaf, në Himarë. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur mbështetjen e tij për protestën që do të zhvillohet nesër për tragjedinë e Himarës. Nesër, përfundon afati i ultimatumit që i është dhënë kryeministrit Edi Rama për të pushuar nga detyra ata që i kanë cilësuar si përgjegjësit për vdekjen e 7-vjeçares, Jonada Avdisë.

"Keni mbështetjen time të plotë,"-shkruan Berisha në postimin që ai ka bërë për tubimin e nesërm. Protesta e nesërme është caktuar të hënën, në orën 19:30 para Ministrisë së Brendshme. Qytetarët do të kërkojnë sërish largimin e ministrave Mirela Kumbaro, Bledi Çuçi dhe kryepolicit Gledis Nano. Po ashtu, mbështetjen e tij ka dhënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ky i fundit ka paralajmëruar se do të jetë edhe vetë nesër në protestë. 

""Argëtohuni" sot me Fake-Qeverinë dhe nesër të gjithë në protestë kundër kësaj bande hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe folloëersa nga Bangladeshi,"-shkruan ai në rrjetet e tij sociale, por nuk ka konfirmuar praninë e Ilir Metës nesër në tubim.

Nesër qytetarët në protestë për Jonadën, Blushi:

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonada u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

sali berisha vdes femija ne himare

Sondazh

Poll