Sport

Vritet me pistoletë në kokë xhudisti brazilian, kampion i botës në Jiu-jitsu…

Leandro Lo ka debatuar me një burrë që ishte i dehur, të cilin sportisti e ka mbërthyer në përpjekje për ta qetësuar. Pasi është liruar, agresori ka nxjerrë armën dhe e qëlloi në kokë mundësin

7 Gusht 2022, 17:30 Nga DOSJA

Vritet me pistoletë në kokë xhudisti brazilian, kampion i

BRAZIL - Mundësi xhudist brazilian Leandro Lo, një nga figurat më të mëdha të Jiu-jitsu-s në botë dhe tetë herë kampion bote i këtij arti marcial, vdiq këtë të diel pasi u qëllua me pistoletë në kokë nga një burrë, me të cilin ai debatoi në një festë në Sao Paulo, qytet në Brazil, njoftuan burime federale.

"Idhulli i një sporti, Leandro Lo na la. Ne ofrojmë homazh dhe nderim për ata që ndihmuan dhe frymëzuan kaq shumë njerëz për të veshur kimonon në mbarë botën,"- raportoi Konfederata Braziliane e Sporteve Jiu-Jitsu (CBJJE) në një deklaratë.

Vrasja ka ndodhur në orët e para të kësaj të diele në klubin ‘Sirio’, në zonën jugore të Sao Paulos, ku xhudisti kishte shkuar me miqtë për të shijuar një prezantim të një grupi muzikor të njohur në një festë. Sipas dëshmitarëve, mundësi ka debatuar për arsye të pazbardhura me një burrë në dukje të dehur dhe të cilin e ka imobilizuar me një kyç tipik të arteve marciale për krahun, në përpjekje për ta qetësuar. 

Pasi u lirua, agresori nxori një armë dhe qëlloi kampionin e botës në kokë. Lo u transferua përfundimisht në një spital, ku u diagnostikua si i vdekur. Krimineli i tij, i cili u arratis pas krimit, u shpall i arratisur, pavarësisht se policia e militarizuar e Sao Paulos raportoi se ai ishte identifikuar.

Leandro Pereira do Nascimento Lo, 33 vjeç, ishte tetë herë kampion bote në jiu-jitsu në pesë kategori të ndryshme dhe fitoi pesë tituj të Kupës së Botës në këtë sport, si dhe tetë tituj Panamerikan në këtë sport. Mundësi, i cili fitoi titullin e parë botëror në vitin 2012 në kategorinë e lehtë, ishte ende aktiv dhe në maj të këtij viti fitoi një titull të ri botëror, por në kategorinë e mesme të rëndë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll