Sport

Bylis shfaq problemet e mëdha të Partizanit, tris në miqësore dhe leksion në lojë

Bylis dhe Partizani zhvilluan një miqësore në stadiumin 'Gjorgji Kyçyku' të Pogradecit. Skuadra ballshiote ka fituar me shifrat 3-0 duke i dhënë një leksion 'demave'.

7 Gusht 2022, 19:15 Nga DOSJA

Bylis shfaq problemet e mëdha të Partizanit, tris në

POGRADDEC-Bylis dhe Partizani zhvilluan një miqësore në stadiumin 'Gjorgji Kyçyku' të Pogradecit. Skuadra ballshiote ka fituar me shifrat 3-0 duke i dhënë një leksion 'demave'.

Vlen të theksohet fakti, se pjesa e parë ishte thuajse e barabartë, me raste të pakta shënimi, ndërkohë që fragmenti i lojës, ku u shënuan të gjitha golat foli për Bylisin, që vendosi diktatin në fushë.

Goli i parë do të vinte në minutën e 56-të, teksa do të mbante firmën e Kamara. Në këtë moment skuadra ballshiote e rriti ndjeshëm nivelin e lojës, duke shënuar edhe 2 herë të tjera, fillimisht me pogradecarin Marin Abazaj në minutën e 74-t, ndërkohë që sulmuesi Kaçorri, vulosi shifrat në 3-0.

GOLI I PARË

GOLI I DYTË

GOLI I TRETË

E.Ç (Dosja.al)

bylis partizani

Sondazh

Poll