Aktualitet

Arjeta Dhima ndan bisedën e fundit me Florind Belliun: Më the që do vije, na trishtove

Dhima shton se nga 35-vjeçari, miku i saj ka mësuar shumë në punët që kanë bërë bashkë.

7 Gusht 2022, 23:29 Nga F.M
Arjeta Dhima ndan bisedën e fundit me Florind Belliun: Më the që
Arjeta Dhima

TIRANË- Artistja Arjeta Dhima ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale bisedën e fundit që ka bërë me aktorin Florind Belliu, i cili u hodh bashkë me gruan e tij një natë më parë nga kati i gjashtë i pallatit. Në një postim në Facebook, Dhima shkruan se është trishtuar jashtë mase nga humbja e dyfishtë dhe se priste ta takonte Belliun. Kjo pasi ky i fundit i kishte premtuar që do të vinte në Shqipëri. Dhima shton se nga 35-vjeçari, miku i saj ka mësuar shumë në punët që kanë bërë bashkë.

“Nuk do doja t'a mbyllja kështu mbrëmjen por pash bisedën që kemi bërë bashkë o Florind Belliu dhe ti më thua se do vish. Sa shumë mësova nga ty nga kjo punë e vogël modeste, ti në rolin e koalës dhe ne që mbanim barkun me dorë. E sot na trishtova jashtë mase... E paqtë të qoftë udha dhe të ndrittë shpirti ty dhe dashurisë tënde,”- shkruan Dhima krah fotove të bisedës së shkëmbyer me Belliun.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në New York, teksa festonin ditëlindjen e bashkëshortes së Florindi, Ornela, e cila mbushte 28 vjeçe. Fillimisht debati mësohet se ka nisur mes të resë dhe nënës së 35-vjeçarit, por me ndërhyrjen e aktorit, situata është përkeqësuar. Më pas, Belliu e ka shtyrë të shoqen duke e hedhur nga ballkoni i apartamentit që ndodhej në katin e gjashtë në ‘The Bronx’ të New Yorkut. Kur ka parë pasojat e veprimit të tij, 35-vjeçari ka vendosur të hidhej pas të shoqes. Të dy janë gjetur të vdekur dhe pamjet rrëqethëse ku nëna e aktorit shihet teksa qan në vendngjarje kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare. Ngjarja është ende nën hetim.  

florind belliu arjeta dhima aktori vret gruan dhe veten

Sondazh

Poll