Sport

Për shkak të pasigurisë, miqësorja ndryshon destinacionin, nga Tel Avivi në Torino

Trajneri Simeone, lë jashtë skuadrës spanjole tre nga lojtarët e tij kryesorë: Oblak, Giménez dhe De Paul

7 Gusht 2022, 11:05 Nga DOSJA
Për shkak të pasigurisë, miqësorja ndryshon destinacionin,
De Paul dhe Giménez gjatë një stërvitjeje

SPANJE - Atlético Madrid ka zyrtarizuar listën e lojtarëve në dispozicion për miqësoren e sotme kundër Juventusit. Janë tre ‘viktima’ të rëndësishme në listën e Diego Pablo Simeone si portieri Oblak, Josema Giménez dhe Rodrigo De Paul, të cilët do të humbasin takimin para fillimit të kampionatit në ‘Coliseum Alfonso Pérez’ në Getafe, të hënën, më 15 gusht në 19:30.

Shkaqet e mungesave janë kryesisht paraprake. Oblak nuk do të jetë në portë ndaj Juventusit pasi ka shqetësime në shpinë. Cholo nuk ka dashur të rrezikojë edhe me De Paul dhe Giménez, argjentinasi pësoi një goditje në ndeshjen ndaj Cádiz, ndërsa qendërmbrojtësi pati një goditje në stërvitjen e djeshme.

Atlético Madrid dhe Juventus do të takohen sot në Torino, pavarësisht se takimi i tyre më parë ishte planifikuar për t’u zhvilluar në Tel Aviv. Mungesa e sigurisë dhe konfliktet në Rripin e Gazës i ka detyruar ata të ndryshojnë vendin e tyre e miqësores që për Atleticon Madridin do të jetë e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll