Sport

Fitore me kosto për Milanin, humb dy futbollistë për ndeshjen e parë ndaj Udineses

Alarm për dëmtim në shtëpinë e Milanit. Stefano Pioli është në ankth për Sandro Tonalin. Mesfushori doli pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë në miqësoren kundër Vicenza-s. Futbollisti ka një tërheqje muskulore.

6 Gusht 2022, 22:57 Nga DOSJA

Fitore me kosto për Milanin, humb dy futbollistë për ndeshjen e

ITALI- Alarm për dëmtim në shtëpinë e Milanit. Stefano Pioli është në ankth për Sandro Tonalin. Mesfushori doli pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë në miqësoren kundër Vicenza-s. Futbollisti ka një tërheqje muskulore.

Kontrollet mjekësore do të kryhen të hënën, por numri 8 është në rrezik serioz për startin e kampionatit të së shtunës ndaj Udineses. Junior Messias po ashtu është dëmtuar dhe sipas një vlerësimi fillestar, braziliani duket se ka lënduar kyçin e këmbës së djathtë.

Për momentin ende nuk dihet se sa i rëndë është dëmtimi, por në një kohë kur po afron fillimi i sezonit 2022-2023 të Seria A, situata për ekipin e “Djallit” nuk duket aspak pozitive.

E.Ç (Dosja.al)

 

milan tonali messias

Sondazh

Poll