Sport

Një makinë e dyshimtë bllokon 'Signal Iduna Park', tifozët e Dortmund izolohen nga policia

Borussia e Dortmundit e nisi sezonin me fitoren minimale 1-0 ndaj Bayer Leverkusen në “Signal Iduna Park”, megjithatë festa e tifozëve është ndërprerë nga ankthi i një njoftimi të dhënë nga zyrtarët e ndeshjes.

6 Gusht 2022, 22:45 Nga DOSJA

Një makinë e dyshimtë bllokon 'Signal Iduna Park',

GJERMANI- Borussia e Dortmundit e nisi sezonin me fitoren minimale 1-0 ndaj Bayer Leverkusen në “Signal Iduna Park”, megjithatë festa e tifozëve është ndërprerë nga ankthi i një njoftimi të dhënë nga zyrtarët e ndeshjes.

Për shkak të një operacioni policor, tifozët nuk janë lejuar të dalin nga stadiumi deri në një moment të dytë, teksa njoftimin e dhanë vetë autoritetet dhe e komunikuan zyrtarët e ndeshjes.

Një makinë e dyshimtë, e lënë e ndezur në parkim, ka vënë në alarm autoritetet policore, që kanë vendosur të mbajnë dyert e stadiumit të mbyllura, deri sa të sigurohen për mungesën e rrezikut.

E.Ç (Dosja.al)

 

borussia dortmund

Sondazh

Poll