Sport

25 minuta lojë për Brojën, Chelsea shijon fitoren e parë në kampionat

Chelsea e nis mbarë sezonin e ri të kampionatit anglez. Skuadra londineze fiton në transfertë ndaj Everton me shifrat 0-1.

6 Gusht 2022, 20:47 Nga DOSJA

25 minuta lojë për Brojën, Chelsea shijon fitoren e parë

ANGLI- Chelsea e nis mbarë sezonin e ri të kampionatit anglez. Skuadra londineze fiton në transfertë ndaj Everton me shifrat 0-1. Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 45+9, kur Jorginho nga penalltia ia doli të shënonte, duke i dhuruar avantazhin dhe golin fitores skuadrës së tij.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja do të hynte në fushë në minutën e 75’ duke marrë vendin e Havertz dhe në rreth 25 minuta në lojë shqiptari fitoi një faull dhe rrezikoi portën e Pickford me një goditje me kokë, por pa mundur të realizonte.

Për shkak të vonesave të shumta kjo sfidë u mbyll në minutën e 90+10’, me Chelsea-n që mori tre pikët e para të edicionit të ri të Premier League.

E.Ç (Dosja.al)

broja chelsea

Sondazh

Poll