Sport

VIDEO/ Nuk ishte vetëm Messi: Një tjetër gol i shkëlqyer në futbollin francez

Në ndeshjen ndaj Guingamp, mesfushori Jérémy Livolant, i siguroi fitoren ndaj Lavalit (2-1) me një bombë nga mesi i fushës

7 Gusht 2022, 10:43 Nga DOSJA

VIDEO/ Nuk ishte vetëm Messi: Një tjetër gol i shkëlqyer

FRANCE - Fundjava që shënoi rikthimin e kampionateve në Francë është festuar me gola të mëdhenj. Nëse në ligën e parë, Lionel Messi edhe një herë magjepsi botën e futbollit, duke mbyllur fitoren e PSG-së kundër Clermont (5-0), në Ligue 2 po të futbollit francez, Jérémy Livolant nuk ishte shumë prapa me perlën e tij.

Mesfushori i Guingamp i siguroi fitoren skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Lavalit (2-1) me një bombë nga mesi i fushës. Shikoni videon:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll