Art&Argëtim

“Motrat”, filmi i parë nga Ballkani në ‘Netflix’! Regjisorja: Historia e 15-vjeçares nga RMV, iku se i publikuan videon intime

Filmi “Motrat” është vlerësuar me çmimin special të jurisë (East of the West Special Jury Prize), në edicionin e 55-të të Festivalit prestigjioz të Filmit në Karlovy Vary, në Republikën Çeke.

6 Gusht 2022, 21:52 Nga F.M
“Motrat”, filmi i parë nga Ballkani në
Skenë nga filmi "Tirana"

MAQEDONI E VERIUT- “Motrat” është filmi i parë shqiptar nga Ballkani Perëndimor që do të shfaqet në Netflix. Ky film e ka fokusin e tij tek bullizimi në internet, trajton çështjet sociale, komunikimin mes të rinjve dhe jo vetëm.

Filmi “Motrat” është vlerësuar me çmimin special të jurisë (East of the West Special Jury Prize), në edicionin e 55-të të Festivalit prestigjioz të Filmit në Karlovy Vary, në Republikën Çeke.

Në një video të publikuar nga Ambasada e Bashkimit Evropian në Shqipëri, regjisorja Dina Duma, nga Maqeedonia e Veriut tregon se ky film është i bazuar në një histori reale. Ajo shprehet se kërkon të ndezë debat për impaktin e rrjeteve sociale në shoqëri.

“Unë jam Dina Duma, kam lindur në 1991 dhe tani jam në Paris duke shkruar filmin e ardhshëm. Ky film ishte i bazuar në një histori të vërtetë që ndodhi në shkollën time kur isha 15 vjec, një vajzë dhe një dalë kryen marrëdhënie seksuale dhe kjo u bë një video virale. Djali u trajtua si një hero, ndërsa vajza u denigrua dhe u detyrua që të ikë nga qyteti. Është një problem global, që ndodh në çdo shkollë. E di që nuk do e ndryshojë botën ky film, por shpresoj që të hap një diskutim mbi impaktin e rrjeteve sociale dhe si t’i përdorën ato në mënyrë pozivite,”- thotë Duma.

dina duma filmi motrat

Sondazh

Poll