Bota

Turisti 19-vjeçar bie nga kati i nëntë i ndërtesës, vdes në vend. Flasin familjarët (Misteri)

Për arsye që nuk dihen, i riu që kishte shkuar për turizëm në Kosovë është ngjitur në katin e nëntë të pallatit nga ku dhe ka rënë. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka ndërruar jetë.

6 Gusht 2022, 21:17 Nga F.M
Turisti 19-vjeçar bie nga kati i nëntë i ndërtesës,
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një 19-vjeçar i huaj ka ndërruar jetë në Ferizaj pasi ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtesë. Lajmi bëhet me dije nga mediat e Kosovës, të cilat bazuar në njoftimin zyrtar të policisë bëjnë me dije se i huaji me inicialet B.G ishte instaluan në një apartament në rrugën ‘Sali Çeku’ në Ferizaj.

Për arsye që nuk dihen, i riu që kishte shkuar për turizëm në Kosovë është ngjitur në katin e nëntë të pallatit nga ku dhe ka rënë. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka ndërruar jetë.

“Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit ,Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se një person,  shtetas i huaj me inicialet B.G i moshës 19 vjeçar në rrugën ‘Sali Çeku’ në Ferizaj, ka rënë nga kati i IX- të i një ndërtese, I njëjti për ndihmë mjekësore është dërguar në Emergjencën e Ferizajt e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku nga atje jemi njoftuar se ka ndërruar jetë,”- deklaroi zëdhënësi i policisë Veseli.

Telegraf shkruan se familjarët dyshojnë të jetë vetëhedhur.

“Janë kontaktuar edhe familjarët e viktimës, ku sipas tyre dyshohet sa ai është hedhur nga kati i IX-të i ndërtesës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili i ka autorizuar hetuesit rajonal që t’i marrin të gjitha veprimet hetimore dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. Po ashtu është njoftuar edhe ILEC-u për vdekjen e shtetasit të huaj,”- thuhet në artikull.

Çfarë e ka shtyrë të riun të hidhet?

kosove

Sondazh

Poll