Bota

VIDEO/ Aksidenti në Kroaci, dalin rezultatet e para të hetimit: Shoferi ka humbur drejtimin e mjetit

Aksidenti i ndodhur të shtunën rreth orës 05:25 në autostradën Goriçan-Zagreb në drejtim të Zagrebit afër qytetit të Breznicës është hetuar nga zëvendësi i prokurorit të qarkut Varaždin së bashku me efektivët e policisë së Varazhdinit.

6 Gusht 2022, 20:04 Nga I.A
VIDEO/ Aksidenti në Kroaci, dalin rezultatet e para të hetimit:
Aksidenti ne Kroaci

KROACI- Nga hetimi i aksidentit të autobusit polak në të cilin humbën jetën 12 persona në autostradën afër Breznicës, konstatohet se shoferi ka humbur kontrollin e timonit dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit është urdhëruar autopsi për viktimat dhe ekspertiza për dehjen e drejtuesit të mjetit.

Aksidenti i ndodhur të shtunën rreth orës 05:25 në autostradën Goriçan-Zagreb në drejtim të Zagrebit afër qytetit të Breznicës është hetuar nga zëvendësi i prokurorit të qarkut Varaždin së bashku me efektivët e policisë së Varazhdinit.

Sipas të dhënave të deritanishme, aksidenti trafiku ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit të regjistruar në Poloni ka humbur kontrollin e timonit të mjetit, i cili është kthyer djathtas, ka depërtuar parmakun dhe ka zbritur jashtë autostradës. Nga aksidenti humbën jetën 12 persona nga autobusi, mes tyre edhe drejtuesi i autobusit, të gjithë shtetas të Polonisë.

Për përcaktimin e mënyrës dhe shkakut të aksidentit në komunikacion, Prokuroria e Shtetit urdhëroi kryerjen e autopsisë së personave të vdekur, ekspertizën për dehjen e drejtuesit të autobusit, si dhe kryerjen e hetimeve dhe veprimeve të tjera të nevojshme dëshmuese.

aksident ne poloni

Sondazh

Poll