Bota

Sherri nisi për disa vajza! Zbardhet vrasja e të riut në Lipjan, identifikohet viktima e 2 autorët

Sherri ka nisur verbalisht e fizikisht më pas, deri në momentin që Gazmend Selimi dhe Muhamet Gashi kanë nxjerrë armët. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i vrarë 22-vjeçari Dardan Gashi.

6 Gusht 2022, 19:35 Nga F.M
Sherri nisi për disa vajza! Zbardhet vrasja e të riut në Lipjan,
Policia, vendi ku ndodhi vrasja në Lipjan

KOSOVË- Dardan Gashi është 22-vjeçari që ka mbetur i vrarë në një lokal në Lipjan një natë më parë. Mediat e Kosovës shkruajnë se i riu është vrarë pas një sherri me dy persona. Të rinjtë janë konfliktuar në një kafene me emrin ‘Check In’ për disa vajza.

Sherri ka nisur verbalisht e fizikisht më pas, deri në momentin që Gazmend Selimi dhe Muhamet Gashi kanë nxjerrë armët. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i vrarë 22-vjeçari Dardan Gashi.

Dy të tjerë, përfshirë një kalimtar rasti, kanë mbetur të plagosur. Gazmend Selimi dhe Muhamet Gashi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ata janë shpallur në kërkim nga policia dhe akuzohen për ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’.

dardab gashi gazmend selimi muhamet gashi

Sondazh

Poll