Bota

Tragjedi në Kroaci, autobusi polak del nga rruga! 12 të vdekur, 31 të plagosur, zjarrfikësi: Si film horror!

Në aksidentin trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:35 në autostradën A4 në drejtim të Zagrebit, 12 persona kanë humbur jetën dhe 31 janë lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

6 Gusht 2022, 15:36 Nga k.m.

 

Tragjedi në Kroaci, autobusi polak del nga rruga! 12 të vdekur, 31
Pamje nga aksidenti

 

KROACI- Një grup polakësh janë bërë pjesë e një tragjedie që ndodhi pak para agimit të kësaj të shtune në Kroaci. Një autobus i mbushur me pelegrinët fetarë rrëshqiti nga rruga dhe u rrëzua pranë Varazhdinit në Kroacinë veriperëndimore herët të shtunën, thanë autoritetet.

Në aksidentin trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 5:35 në autostradën A4 në drejtim të Zagrebit, 12 persona kanë humbur jetën dhe 31 janë lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Në autobus po udhëtonte  një grup që kishte planifikuar të shkonte në pelegrinazh në Medjugorje, e sipas mediave polake, brenda në autobus ishin 3 priftërinj dhe 6 murgesha.

"Ishte e tmerrshme, si një film horror. Morëm një telefonatë në rreth orës 5:50 të mëngjesit. Po nxirrnim të vdekurit, ishin më shumë se 10. Autobusi u përplas në kanal dhe e gjithë pjesa e përparme ishte e dëmtuar. Autobusi dukej sikur ishte përplasur me një mur,"-tha një prej zjarrfikësve në vendin e ngjarjes. 

Pasagjerët ishin pelegrinët që po udhëtonin për në Medjugorje, një faltore katolike romake në Bosnjën jugore, u tha gazetarëve Ministri i Brendshëm kroat Davor Bozinoviç. Një burim ende i mediave të huaj, ende paraprak, zbulon se një ndër skaqet e këtij aksidenti të rëndë mund të ketë qenë shoferi të cilin e kishte zënë gjumi. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas burimeve polake, udhëtimi u organizua nga vëllazëria e Shën Jozefit (Bratztwo swietego Jozef).

Pelegrinët polakë u mblodhën nga qytete të ndryshme anembanë vendit dhe filluan udhëtimin e tyre nga Czestochoëa, një qytet në Poloninë jugore i njohur për faltoren e tij Mariane. Me sa duket, shumica e pelegrinëve e kanë vizituar Medjugorjen më parë.

Kreu i kompanisë së transportit "Megapol" u konfirmoi redaktorëve të portalit polak onet.pl se autobusi është i tyre, selia e tyre është në Plonsk. Po ashtu, ai pretendoi se autobusi teknikisht nuk kishte asnjë problem. 

"Jam në shok, shoferët nuk janë fillestarë dhe nuk besoj se mund t'i zërë gjumi gjatë vozitjes,"- tha ai.

Kryeprokurori polak Zbignieë Ziobro nisi një hetim për aksidentin.

poloni aksident ne poloni

Sondazh

Poll