Aktualitet

Sherr për një vend parkimi në Vlorë, ndërhyn Policia

Pas sherrit, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 41-vjeçarin, e identifikuar me iniciale R. Xh.

6 Gusht 2022, 13:37 Nga k.m.
Sherr për një vend parkimi në Vlorë, ndërhyn Policia
Foto ilustruese

VLORË- Dy vlonjatë janë konfliktuar për një vend parkimi në qytetin e Vlorës. Uniformat blu bëjnë me dije se pas sherrit mes dy burrave, njëri prej tyre ka kërcënuar tjetrin. Pas sherrit, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 41-vjeçarin, e identifikuar me iniciale R. Xh.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Xh., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti, për një vend parkimi, ka kanosur shtetasin A. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë.

policia e shtetit

Sondazh

Poll