Aktualitet

ME VD- Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Në videon e mëposhtme duket qartë që vendi ku duhet të rrijë gardiani i sigurisë është bosh, ndërsa pushuesit duhet të varin shpresat tek të tjerët që t'i shpëtojnë në rast të ndonjë aksidenti teksa lahen në det.

6 Gusht 2022, 12:01 Nga k.m.
ME VD- Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit
Pamje nga plazhi

HIMARË- Skafet dhe motorët e ujit që qarkullojnë pa kriter janë një problem i sezonit turistik për këtë vit në vendin tonë. Por jo i vetmi. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, në plazhin e Potamit në Himarë, mungon edhe roja bregdetare.

Në videon e mëposhtme duket qartë që vendi ku duhet të rrijë gardiani i sigurisë është bosh, ndërsa pushuesit duhet të varin shpresat tek të tjerët që t'i shpëtojnë në rast të ndonjë aksidenti teksa lahen në det. Si rregull, në çdo plazh duhet të ketë një roje bregdetare për të mbikqyrur sigurinë e pushuesëve, por duket se në disa vende nuk është konsideruar si masë e nevojshme.

Se kur do ta shohë të arsyeshme për marrë masat e nevojshme, është në dorë të Ministrisë së Turizimit. Por le të marrin kohën e tyre, tek e fundit edhe pak javë dhe sezoni po mbaron.

himare

Sondazh

Poll