Aktualitet

Lëviznin me drogë në makinë, arrestohet një 40-vjeçar në Tiranë, nën hetim dy të tjerë

Në prangat e Policisë ka rënë një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet me inicialet E.H pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike pasi pas kopntrollit iu gjet drogë në makinë.

6 Gusht 2022, 13:15 Nga e.k
Lëviznin me drogë në makinë, arrestohet një
Policia e Tiranës

TIRANË- Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi janë arrestuar në flagrancë për vepra të ndryshme penale. Në prangat e Policisë ka rënë një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet me inicialet E.H pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike pasi pas kopntrollit iu gjet drogë në makinë. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen dy pasagjerët e identifikuar me inicialet M.M 25 vjeç dhe R.S 27 vjeç pasi akuzohen për moskallzim krimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 40 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe proceduan penalisht0 në gjendje të lirë, shtetasit Gj. B., 25 vjeç, M. M., 25 vjeç dhe R. S., 27 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit”. Shërbimet e Policisë, në rrugën "Frank Bardhi, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. H. dhe pasagjerë shtetasit Gj. B., M. M. dhe R. S. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shtetasit S. H. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa 3 pasagjerët nuk kanë kallëzuar krimin.

policia e tiranes

Sondazh

Poll