Aktualitet

Ndalohet lundrimi i varkave në Fierzë, drejtori i kufirit: Lejet i paraqitën vetëm tragetet dhe anijet

I tillë ishte dhe rasti i Lumit të Shalës dhe Fierzë ku efektivët kanë bllokuar disa varka pasi sipas tyre nuk kanë leje përkatëse. Dokumentet që kërkohen janë leje për drejtimin e  mjetit kur është me varkë me motorë dhe licence për ushtrim aktiviteti. 

6 Gusht 2022, 12:32 Nga e.k
Ndalohet lundrimi i varkave në Fierzë, drejtori i kufirit: Lejet i
Varkat e bllokuara

KUKËS- Pas tragjedisë së Himarës ku një 7-vjeçare mbeti e vrarë pasi u përplas nga skafi që drejtohej nga një efekriv i lartë i Policisë, autoritetet kanë shtuar masat dhe kontrollet duke mos lejuar asnjë varkë pa liçensë për të ofruar shërbim.

I tillë ishte dhe rasti i Lumit të Shalës dhe Fierzë ku efektivët kanë bllokuar disa varka pasi sipas tyre nuk kanë leje përkatëse. Dokumentet që kërkohen janë leje për drejtimin e  mjetit kur është me varkë me motorë dhe licence për ushtrim aktiviteti. 

Mesa duket ata nuk kanë leje për varkat që mbajnë çdo ditë qindra turistë dhe lundrojnë për në lumin e Shalës apo në liqenin e Komani. Gani Zeneli, drejtor i Kufirit në qarkun e Kukësit që mbulon dhe Tropojën u shpreh se janë bllokuar mjetet që nuk kanë dokumente ndërsa vijon lundrimi i trageteve dhe anijeve që kanë paraqitur dokumentet në Policinë Kufitare. 

“Si në gjithë Shqipërinë po ushtrohen kontrolle në ujërat territoriale për mjetet e peshkimit dhe mjetet e transportit të udhëtarëve. Kontrolli vazhdon pa ndërprerje.  Pak më momente ndaluam një mjet peshkimi pranë urës së Drinit në Kukës pa leje drejtimi. Po kështu po ushtrohen kontrolle në Koman dhe zona të tjera. Ata që janë bllokuar nuk kanë paraqitur dokumente. Subjektet dhe personat që ushtrojnë këtë aktivitet janë njoftuar dy ditë më parë që të paraqesin dokumentet në Policinë Kufitare. Subjektet që i kanë paraqitur janë vetem tragetet dhe anijet. Ato janë verifikuar kanë rezultuar konform ligjit janë lejuar të dalin në lundrim, të tjerët nuk lejohet të dalin si në Fierzë ashtu dhe në Koman. Duhet të disponojnë leje për drejtimin e  mjetit kur është me varkë me motorë dhe licence për ushtrim aktiviteti. Pra kush kapet në lundrim gjobitet, të tjerët mbahen të ankoruara deri në plotësim e dokumentacionit”, tha Zeneli.

lumi i shalës policia e kukesit

Sondazh

Poll