Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr pranë pallatit në Tiranë, digjet një automjet

Si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga energjia elektrik, ka marrë flakë edhe një automjet i parkuar, në pronësi të A. M.

6 Gusht 2022, 13:30 Nga k.m.
Shkëndija elektrike shkakton zjarr pranë pallatit në Tiranë,
Pamje nga zjarri

TIRANË- Paraditen e sotme në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të një pallati që po ndërtohet, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga energjia elektrik, ka marrë flakë edhe një automjet i parkuar, në pronësi të A. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.es.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2022, rreth orës 12:50, në rrugën "Teodor Keko", në afërsi të një pallati që po ndërtohet, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr. Për pasojë janë djegur disa panele të pallatit dhe një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit A. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

tirane

Sondazh

Poll