Aktualitet

VD- Përshtati lokalin për trafik droge, në pranga dy persona, pronari në kërkim

Në prangat e Policisë ka rënë një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet E.V me detyrë menaxher i lokalit si dhe një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet A.R që ishte klient në lokalin ku kryhej aktiviteti i jashtligjshëm. Ndërkohë në kërkim është shpallur dhe pronari i lokalit i identifikuar me inicialet I.Ç 48 vjeç

6 Gusht 2022, 11:58 Nga e.k
VD- Përshtati lokalin për trafik droge, në pranga dy persona,
Momenti i shoqërimit në Komisariat

TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë dhe një është shpallur në kërkim pas një aksioni të Policisë kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Tre persoant e kishin përshtatur ambientin e bisnezit për trafik droge kryesisht të heroinës.

Në prangat e Policisë ka rënë një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet E.V me detyrë menaxher i lokalit si dhe një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet A.R që ishte klient në lokalin ku kryhej aktiviteti i jashtligjshëm. Ndërkohë në kërkim është shpallur dhe pronari i lokalit i identifikuar me inicialet I.Ç 48 vjeç

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë / Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge, shpallet në kërkim pronari. Arrestohen në flagrancë menaxheri dhe një klient i lokalit.

Procedohet penalisht një shtetas tjetër për moskallëzim të krimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të përshtatjes së lokaleve për përdorim droge dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- E. V., 27 vjeç, banues në Tiranë, menaxheri i lokalit, për veprat penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

- A. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, klient në lokal, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi I. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer ne bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në rrugën "Sulejman Delvina", në pronësi të shtetasit I. Ç. dhe me menaxher shtetasin E. V, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, si dhe mjete që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. R., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për kapjen e shtetasit I. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll