Bota

Tragjedi në autostradën kroate, autobusi me targa polake del nga rruga, të paktën 12 viktima

Të gjithë këta të fundit janë transportuar në spitalet e Zagrebit dhe Varazhdinit për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore

6 Gusht 2022, 10:06 Nga k.m.
Tragjedi në autostradën kroate, autobusi me targa polake del nga
Pamje nga aksidenti në Kroaci

KROACI- Një autobus me targa polake ka dalë nga rruga në autostradën A4 në drejtim të Zagrebit dhe sipas informacioneve fillestare kanë mbetur të vdekur 12 persona, ndërsa 34 të tjerë janë plagosur. Të gjithë këta të fundit janë transportuar në spitalet e Zagrebit dhe Varazhdinit për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore. 

Rreshteri i qarkut Zheljko Nagy tha se të gjithë personat janë nxjerrë nga autobusi por se ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Sipas informacioneve jozyrtare, aksidenti i rëndë është shkaktuar nga drejtuesi i mjetit, që mendohet se e ka zënë gjumi në timon. Por ende nuk ka asgjë konkrete. 

Segmenti i rrugës që çon drejt kryeqytetit kroat Zagreb, është mbyllur për qarkullimin e mjeteve të tjera, ndërsa asnjë prej viktimave nuk është identifikuar deri më tani. 

aksidenti ne kroaci kroaci

Sondazh

Poll