Bota

Vrasja në Lipjan, Policia e Kosovës sqaron ngjarjen

Ndërkohë rasti është cilësuar si vrasje e rëndë dhe Prokuroria në bashkëpunim me Policinë po kryen gjithë hetimet e nevojshme. 

6 Gusht 2022, 09:16 Nga e.k
Vrasja në Lipjan, Policia e Kosovës sqaron ngjarjen
Foto ilustruese

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Lipjan ku pas një sherri në një lokal një burrë është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

"Mbrëmë rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ”Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë”, tha Ahmeti.

Ndërkohë rasti është cilësuar si vrasje e rëndë dhe Prokuroria në bashkëpunim me Policinë po kryen gjithë hetimet e nevojshme. 

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, shtoi Ahmeti.

policia e kosoves

Sondazh

Poll