Bota

Dhëndri xheloz rreh për vdekje gruan në ditën e tyre të dasmës, trupin e hodhi në luginë

Dëshmitarët thanë se ai filloi të godiste me shqelma dhe grushte nënën e një fëmije Poludentseva pasi u bë 'xheloz' për komunikimin e saj me një mysafir tjetër në dasmën e tyre në një shtëpi private në fshatin Chik.

6 Gusht 2022, 09:51 Nga e.k
Dhëndri xheloz rreh për vdekje gruan në ditën e tyre të
Stepan Dolgikh dhe Oksana Poludentseva

RUSI- Një dhëndër xheloz është dënuar me 18 vjet burg pasi ka rrahur për vdekje gruan e tij në ditën e tyre të dasmës para mysafirëve të ftuar. Stepan Dolgikh, 35 vjeç, rrahu për vdekje gruan Oksana Poludentseva, 36 vjeç, më pas e hodhi trupin e saj në një luginë në Novosibirsk, Rusi, shkruan Daily Mail.

Vrasësi u shpreh i papenduar para Gjykatës teksa tha se besonte se nusja e tij e kishte tradhtuar.

Dolgikh kishte vuajtur një dënim të mëparshëm për vrasje, por gruaja  e cila e njohu atë ndërsa ai ishte në burg besonte se ajo mund ta ndryshonte. Dëshmitarët thanë se ai filloi të godiste me shqelma dhe grushte nënën e një fëmije Poludentseva pasi u bë 'xheloz' për komunikimin e saj me një mysafir tjetër në dasmën e tyre në një shtëpi private në fshatin Chik.

"Ai filloi ta godiste me grushte dhe shkelma jashtë shtëpisë. Ai e kapi për flokësh, e goditi, e shtyu në rrugë, ku gjithashtu vazhdoi t'i godiste trupin dhe kokën. Kur ajo humbi jetën ai e hodhi në një luginë aty pranë', tha Kryehetuesi Kril.

rusi stepan dolgikh oksana poludentseva

Sondazh

Poll