Bota

Kokainë poshtë dyshekut të krevatit, arrestohen 3 shqiptarë në Itali, mes tyre dy vajza

Gjatë kontrollit të policëve më 1 gusht në banesën e tyre në Anzola, u vunë në pranga një 27-vjeçari i identifikuar si Julian Prini dhe dy vajzat 24-vjeçare, të paidentifikuara me emër nga mediat.

6 Gusht 2022, 09:10 Nga k.m.
Kokainë poshtë dyshekut të krevatit, arrestohen 3 shqiptarë
Foto ilustruese

ITALI- Tre të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur me 23 kilogramë lëndë narkotike. Bëhet fjalë për një 27-vjeçar dhe dy vajza 24-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se policia ka gjetur 23 kilogramë kokainë dhe hashash, të fshehura nën një krevat dopio dhe një divan në një shtëpi në Anzola.

Gjatë kontrollit të policëve më 1 gusht në banesën e tyre në Anzola, u vunë në pranga një 27-vjeçari i identifikuar si Julian Prini dhe dy vajzat 24-vjeçare, të paidentifikuara me emër nga mediat.

Pas kontrollit në banesë, u gjet droga, material për mbështjellje dhe rreth 4 mijë euro cash. Prini ka marrë përgjegjësinë për të gjithë sasinë e lëndës narkotike duke thënë se vajzat i njihte prej vitesh dhe drogën e futi në banesë pa dijeninë e tyre. Të njëjtin version dhanë edhe dy vajzat duke fituar kështu lirinë. 

itali arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll