Bota

Situata në veri të Kosovës, Borrell takim me Kurtin dhe Vuçiç në Bruksel

Ndërkohë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se edhe institucionet e BE-së, por edhe shtetet anëtare, po vëzhgojnë “me shqetësim” ngjarjet në Kosovë.

6 Gusht 2022, 09:10 Nga e.k
Situata në veri të Kosovës, Borrell takim me Kurtin dhe
Joseph Borrell

BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell me anë të një postimi në twiter ka njoftuar se ka ftuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për një takim më 18 gusht në Bruksel.

Në këtë takim, ndërmjetësues do të jetë vetë Borrell.

“Kam ftuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell.

Ndërkohë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se edhe institucionet e BE-së, por edhe shtetet anëtare, po vëzhgojnë “me shqetësim” ngjarjet në Kosovë.

“Çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që kërcënon stabilitetin dhe rrezikon lirinë e lëvizjes duhet të ndërpritet”, tha Stano.

albin kurti aleksander vucic joseph borrell

Sondazh

Poll