Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Bislimi ankohet për stres: Po më thinjen flokët

Besnik Bislimi ka deklaruar se s’ka bisedë në Bruksel që s’i shkakton tension.

6 Gusht 2022, 09:15 Nga k.m.
Dialogu Kosovë-Serbi/ Bislimi ankohet për stres: Po më thinjen
Besnik Bislimi

PRISHTINË- Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori kosovar për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi, ka deklaruar se po i ndryshon personaliteti shkaku i dialogut me Serbinë. Nga presioni, ka thënë edhe se po i thinjen floktë.

Bislimi ka deklaruar se s’ka bisedë në Bruksel që s’i shkakton tension.

“Në qoftëse është rëndë, kjo nuk duhet të përkthehet në gatishmëri për të lëshuar pe, është presion i madh, të thinjen flokët më shpejtë, duhet të qetësohem pak pas dialogut. Nuk ka bisedë në Bruksel, që mua nuk më shkakton tension sesa një javë punë në Kosovë, sepse duhet të kujdesmi në maksimum edhe për presjet edhe pikat. Kam një frikë se ka filluar të ndryshojë personalitetin sepse kur jam me miq kujdesem edhe për pikat e presjet, ata më thonë nuk je me Lajcakun, je me neve,”- tha Bislimi në RTK.

Takimi i radhës është thirrur nga Borrell. Siç u konfirmua në Bruksel, përfaqësuesit e BE-së kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit gjatë 31 korrikut, kur u vendosën barrikada në veri të Kosovës nga serbët lokalë. Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Kurti dhe Vuçiç janë takuar dy herë, dhe të dy takimet nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret. Takimi i tyre i fundit është zhvilluar në korrik të vitit 2021. 

besnik bislimi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll