Bota

Tensionet vazhdojnë- Kina vazhdon stërvitjen pranë Taivanit, në ishull merren masa

Ou Yang Li-hsing ishte nënkryetari i Institutit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë Chung-Shan në pronësi ushtarake, por shkaku i vdekjes së tij nuk dihet.

6 Gusht 2022, 08:38 Nga k.m.
Tensionet vazhdojnë- Kina vazhdon stërvitjen pranë Taivanit,
Foto ilustruese

TAIPEI CITY- Disa grupe avionësh dhe anijesh kineze u zbuluan në ngushticën e Tajvanit, disa prej të cilave kaluan vijën e vendosur mes palëve. Ushtria e Tajvanit përdori anijet detare patrulluese dhe vendosi raketa në breg si përgjigje. Një zyrtar i Tajvanit, i cili ishte në krye të projekteve të ndryshme për prodhimin e raketave, u gjet i vdekur të shtunën në mëngjes në një dhomë hoteli.

Ou Yang Li-hsing ishte nënkryetari i Institutit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë Chung-Shan në pronësi ushtarake, por shkaku i vdekjes së tij nuk dihet.

Ministrat e Jashtëm të SHBA-së, Australisë dhe Japonisë i kanë kërkuar Kinës që të ndërpresë menjëherë stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit. Në një deklaratë të përbashkët pas takimit në Phnom Penh, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe ministrat e jashtëm të Australisë dhe Japonisë, Penny Wong dhe Hayashi Yoshimasa, shprehen shqetësimin e tyre për veprimet e fundit të Republikës Popullore të Kinës që ndikojnë rëndë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, duke përfshirë përdorimin e stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë”. Ndërsa kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se stërvitjet ushtarake kineze pranë Tajvanit, ishin një kërcënim për sigurinë rajonale.

Pekini njoftoi 4 ditë stërvitje që pritet të përfundojnë të dielën.

"Stërvitjet janë një problem serioz që ndikon në sigurinë tonë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve tanë,”- u tha Kishida-gazetarëve. Ndërsa Koreja e Veriut e ka denoncuar Nancy Pelosin si “shkatërruesen më të keqe të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”, pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve shprehu angazhimin e saj gjatë një vizite në Korenë e Jugut për të arritur denuklearizimin e Veriut. Por gjithashtu shkaktoi trazira në udhëtimin e saj në Tajvan.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për ndryshimet klimatike, John Kerry, tha se vendimi i Kinës për të pezulluar bisedimet dypalëshe për ndryshimet klimatike me SHBA-në nuk e dënon Uashingtonin, por dënon botën./CNN

taivan stervitja e kines

Sondazh

Poll