Sport

Humb jetën tragjikisht çiklisti më i mirë, gjatë garës në Poloni

6 Gusht 2019, 19:56 Nga DOSJA
Humb jetën tragjikisht çiklisti më i mirë, gjatë

POLONI- Bjorg Lambrecht ka humbur jetën pas një përplasjeje gjatë garës së çiklizmit në Poloni.

Çiklisti belg Bjorg Lambrecht ka vdekur pas rrëzimit në turin e çiktilstëve në Poloni.

22-vjeçar është rrëzuar keq në një kthesë ku ka rënë në beton,  rreth 60 milje nga fundi i fazës së të hënës nga Chorzow në Zabrze. Ai u dërgua me helikopter në spital, por vdiq teksa ishte në operacion.

Lajmin e hidhur e ka bërë publik ekipi i Lambrecht ku tha: “Tragjedia më e madhe e mundshme që mund të ndodhte me familjen, miqtë dhe shokët e grupit të Bjorgut ka ndodhur. U prefsh në paqe Bjorg.”

Lambrecht kishte fituar shumë çmime, ku mes tyre kishte rrëmbyer trofeun për grupmoshat nën 23 vjeç të garës Liège-Bastogne-Liège në 2017 dhe u rendit i dyti në kampionatet botërore nën 23 vjeç vitin e kaluar.

Ekipi i Lambrecht në Poloni tha: “Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë tragjedi. Bjorg Lambrecht ndërroi jetë pas një aksidenti ditën e sotme. Mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë, ekipin dhe tërë komunitetin e çiklizmit. “

Lambrecht ishte duke garuar në sezonin e tij të dytë në turneun botëror dhe ishte vlerësuar si një nga talentet e rinj më premtues të kombit të tij.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bjorg lambrecht çiklisti humb jeten kampionin boteror poloni bjorg lambrecht çiklisti humb jeten kampionin boteror poloni

Sondazh

Poll