Sport

Iniesta humbet penalltin, reagimi i mesfushorit është spektakolar (VD)

3 Gusht 2019, 15:20 Nga DOSJA
Iniesta humbet penalltin, reagimi i mesfushorit është spektakolar (VD)

JAPONI- Gjatë ndeshjes Vissel Kobe-G- Osaka në Japoni protagonist i ditës me një penallti të pritur dhe një super gol të realizuar është mesfushori spanjoll Andres Iniesta.

Mesfushori spanjoll u bë protagonisti i ndeshjes në minutën e 78′ kur skuadra e tij po humbiste me rezultatin 0-2.

Ekipi i Vissel Kobe fitoj një penallti që e mori përsipër Iniesta ta ekzekutonte por goditja e tij u prit nga portieri i ekipit G-Osaka duke mos e kontrolluar topin, që është kthyer sërisht në këmbët e Iniestës.

Kësaj here me qetësi absolute mesfushori ka kontrolluar topin dhe nuk ka gabuar duke shënuar një super gol që me pas u pasua nga një tjetër gol nga futbollisti Masujama duke e çuar rezultatin në shifrat 2-2.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport andres iniesta iniesta shënon super golin mesfushori iniesta andres iniesta iniesta shënon super golin mesfushori iniesta

Sondazh

Poll