Sport

City fiton Superkupën e Anglisë, mund Liverpool-in pas gjuajtjes së penalltive (VD)

4 Gusht 2019, 17:03 Nga DOSJA
City fiton Superkupën e Anglisë, mund Liverpool-in pas gjuajtjes

ANGLI- Manchester City ka arritur që të fitojë dhe një trofe, duke shtuar kupat në muzeun e tij. Sot ishte radha e Superkupës së Anglisë, të cilën e fitoi kundër Liverpool-it.

Skuadra e Guardiolës ka arrtur të fitojë në më anë të penalltive, duke mundur ekipin e Kloppit me rezultatin 4-5.

Të dyja skuadrat në 90 minuta nuk arritën që të fitonin, por dhe në 30 minutat e shtesës, sërish nuk arritën të shënonin më, dhe loja u mbyll me rezultatin 1 me 1.

Ishte Stërling ai që kaloi në avantazh skuadrën e tij. Në minutën e 12-të anglezi i shënoi ish-skuadrës së tij dhe ky gol ishte ai që po vendoste deri në minutën e 77-të. Matip barazoi dhe çdo gjë shkoi drejt penalltive.

Gjatë gjuajtjes së penalltive të gjithë kanë qenë të saktë, veç holandezit Vajnaldum, i cili gaboi në penalltinë e fundit për Liverpulin. Ndërkaq Gabriel Zhezus ka qenë ai që ka shënuar penalltinë e fundit për skuadrën e Cityt.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport liverpool manchester city superkupa e anglise liverpool manchester city superkupa e anglise

Sondazh

Poll