Sport

Lazio nis fazat përgatitore, në planet e trajnerit dhe shqiptarë

2 Gusht 2019, 20:06 Nga DOSJA
Lazio nis fazat përgatitore, në planet e trajnerit dhe shqiptarë

ITALI- Lazio ka nisur fazën e dytë përgatitore pas ndeshjes miqësore ndaj anglezëve të Bournemuth. Klubi i Lazios do të udhëtojë drejt Gjermanisë, por ajo që bëri më shumë përshtypje në formacionin që kishte zgjedhur trajneri Inzaghi ishte grumbullimi i tre shqiptarëve.

Në listën e lojtarëve të grumbulluar janë përfshirë portierit i ri shqiptar, Marko Alia, ai është pjesë e të rinjëve të Lazios, por ka marrë një mundësi të artë që të stërvitet së bashku me titullarin e padiskutueshëm të kryeqytetasve, Thomas Strakoshën.

I përfshirë pas një dëmtimi që ka kaluar së fundmi do të jetë dhe mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.

Lazio pas kësaj faze përgatitore, ku do të testohen të gjithë lojatarët do të jetë gati për nisjen e kampionatit, pasi e pret një rrugë e vështirë drejt kërkimit të një titulli këtë sezon.

(D.K. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport markoa alla shqiptaret e lacios thoma strakosha valon berisha markoa alla shqiptaret e lacios thoma strakosha valon berisha

Sondazh

Poll