Sport

Manchester United me shumë fat, fiton ndaj Milanit pas penalltive

3 Gusht 2019, 19:40 Nga DOSJA
Manchester United me shumë fat, fiton ndaj Milanit pas penalltive

ANGLI- Miqësorja mes Manchester United dhe Milanit ka përfunduar me fitoren e anglezëve pas gjuajtjes së penalltive. Sfida u zhvilluar në qytetin e Kardifit, në një 90 minutësh që përfundoi me rezultatin 2 me 2, ku triumfuesi u vendos nga “ruleta”.

Ndeshja nisi në nivel të lartë loje dhe në minutën e 14-të, u zhbllokuar rezultati me një gol nga Markus Rashford që mposhti Donarumën. Por, vetëm 12 minuta më vonë, Suso barazoi gjithçka me një goditje mjaft të bukur.

Në pjesën e dytë, Xhampaolo dhe Solskjaer hodhën shumë lojtarë nga stoli, për të provuar sa më shumë elementë. Milani kaloi në avantazh në minutën e 60-të, pas një aksioni mjaft të bukur.

Por 12 minuta më vonë shifrat u barazuan sërish dhe të tilla mbetën deri në përfundim të kohës së rregullt.

Në 4 penalltitë e para, të gjithë lojtarët u treguan të saktë. Në penalltinë e pestë, ishte djali i Paolo Maldinit, Daniel, ai i cili gaboi, me goditjen që u prit nga De Gea, dhe më pas Junajtid fitoi miqësoren pasi Xhejms e ktheu në gol 11-metërshin e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport manchester united milani miqesoret e klubeve manchester united milani miqesoret e klubeve

Sondazh

Poll