Sport

Barcelona s’ka të ndalur në merkato, afron yllin e Betis për 18 milionë euro

4 Gusht 2019, 13:44 Nga DOSJA
Barcelona s’ka të ndalur në merkato, afron yllin e Betis

Klubi i Barcelonës nuk ka të ndaluar me afrimet në merkaton e verës. Së fundmi katalanasit kanë firmosur kontratën me mbrojtësin e majtë Junior Firpo. Mbrojtësi është blerë nga klubi i Real Betis për 18 milionë euro plus 12 milionë të tjera për bonuse të ndryshme.

Me 22 vjeçarin nga Republika Domenikane, drejtuesit e klubit kanë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare dhe klauzolë largimi prej 200 milionë eurosh. Kjo është blerja e 4 katërt për këtë afat kalimi nga katalanasit, pasi më parë kanë nënshkruar edhe me De Jong, Neto e Grizmann.

 

 

Mbrojtësi 22-vjeçar nuk do ta ketë të thjesht për pozicion titullar tek Barcelona pasi do duhet të konkuroj me Jordi Alba që edhe ai luan në mbrojte në krahun e majtë. Si titullar sezonin e kaluar 22-vjeçari nga Republika Domenikane ka luajtur 22 ndeshje nga 24 ndeshje që janë luajtur për La Liga, duke arritur të shënoj tre gola.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona junior firpo merkato verore barcelona junior firpo merkato verore

Sondazh

Poll