Sport

Jo vetëm Kessie, Milan rrezikon të humbasë një tjetër titullar në mesfushë

Pas Franck Kessie Milan mund të humbasë një tjetër lojtar në merkato. Sipas lajmeve nga beIN Sports, Liverpool po mendon të transferojë Ismael Bennacer.

4 Gusht 2022, 18:54 Nga DOSJA
Jo vetëm Kessie, Milan rrezikon të humbasë një tjetër

 

ITALI- Pas Franck Kessie Milan mund të humbasë një tjetër lojtar në merkato. Sipas lajmeve nga beIN Sports, Liverpool po mendon të transferojë Ismael Bennacer. Klauzola e mesfushorit algjerian është 50 milionë euro dhe Jurgen Klopp ka dhënë dritën jeshile që ky transferim të kryhet.

Kontrata e lojtarit skadon në qershor të vitit 2024., Në këtë merkato, Liverpool ka firmosur edhe me mesfushorin Fabio Carvalho, megjithatë ky i fundit është vetëm 19-vjeç dhe ka ende nevojë për kohë për t’u përshtatur me Liverpool dhe futbollin anglez.

E.Ç (Dosja.al)

bennacer milan

Sondazh

Poll