Sport

Tifozët e Romës në delir, vjen mesfushori që mezi e prisnin (video)

Georgino "Gini" Wijnaldum më në fund ka zbarkuar në Romë. Mesfushori holandez sot pasdite në orën 17:50 u ul në terminalin privat të aeroportit me një fluturim privat.

4 Gusht 2022, 18:33 Nga DOSJA

Tifozët e Romës në delir, vjen mesfushori që mezi e prisnin

ITALI- Georgino "Gini" Wijnaldum më në fund ka zbarkuar në Romë. Mesfushori holandez sot pasdite në orën 17:50 u ul në terminalin privat të aeroportit me një fluturim privat. I buzëqeshur, lojtari përshëndeti tifozët e shumtë të pranishëm në terminalin privat të aeroportit. Shumë kore për Wijnaldum të cilët gjithashtu bënë disa selfie dhe firmosën disa bluza të Romës.

Lojtari dhe familja e tij u morën nga një furgon i Romës dhe u dërguan në hotel. Nesër do të nisë procesi i gjatë që do të çojë në zyrtarizim, fillimisht ekzaminimet mjekësore në Villa Stuart, më pas firma e kontratës dhe intervista e parë në Trigoria.

Wijnaldum vjen në huazim me të drejtë blerje për 8 milionë euro. Lojtari do të firmosë kontratë me Romën deri në vitin 2025, në sezonin e parë PSG do të kontribuojë në pagesën e pagës për rreth 50%, prandaj Roma do t'i paguajë atij pak më pak se 5 milionë neto.

E.Ç (Dosja.al)

wijnaldum roma

Sondazh

Poll