Aktualitet

Aksidenti në Rrogozhinë, Policia: Kamioni përplasi për vdekje një 27-vjeçar

Personi me inicialet F.M është viktima i cili u përplas nga kamioni me inerte.

4 Gusht 2022, 14:42 Nga A.B
Aksidenti në Rrogozhinë, Policia: Kamioni përplasi për
Policia

RROGOZHINË- Policia e shtetit ka bërë të ditur se nga aksidenti tragjik që ndodhi ditën e sotme në vendin e quajtur 'Bishti i Zhurit', ka ndërruar jetë një 27-vjeçar. Personi me inicialet F.M është viktima i cili u përplas nga kamioni me inerte. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip "Benz" ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne rrogozhine

Sondazh

Poll