Aktualitet

I mori jetën 7-vjeçares/ Ndryshon akuza për Tasen, do gjykohet për “vrasje me dashje”

Prokurorja Eranda Laze do ta dorëzojë në gjykatë ish shefin e policisë Arjan Tase për për akuzen e vrasjes me dashje të 7 vjecares Jonada Avdiu dhe do të kërkojë arrest me burg.

4 Gusht 2022, 13:01 Nga A.B
I mori jetën 7-vjeçares/ Ndryshon akuza për Tasen, do gjykohet
Arjan Tase

TIRANË- Prokuroria e Vlorës pritet të dalë kundër qëndrimit dhe referimit të policise së Vlorës që e dorëzoi komisarin Arjan Tase për akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Pokurorja Eranda Laze do ta dorëzojë në gjykatë ish shefin e policisë Arjan Tase për akuzën e vrasjes me dashje të 7 vjeçares Jonada Avdiu dhe do të kërkojë "arrest me burg".

Në këtë mënyrë Prokuroria e rëndon gjendjen e ish-shefit të Elbasanit duke iu referuar provave që u mblodhën në vendngjarje. Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, pritet të dalë nesër para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

SI NDODHI TRAGJEDIA?

Tragjedia në Himarë ndodhi dy ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë. Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte i tij, por ia ka marrë një të afërmi për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë, ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

 

 

 

 

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll