Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit tragjik në Rrogozhinë

27-vjeçari nga Shijaku, dyshohet se kishte edhe tre persona të tjerë në mjet.

4 Gusht 2022, 13:13 Nga A.B
Identifikohet viktima e aksidentit tragjik në Rrogozhinë
Aksidenti

RROGOZHINË- Një 27-vjeçar është personi që fatkeqësisht humbi jetë ditën e sotme në vendin e quajtur “Bishti Zhurit” në Rrogozhinë. I riu nga Shijaku (ende i paidentifikuar) dyshohet se kishte në mjet persona të tjerë mirëpo policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

Forcat zjarrfikëse dhe policia janë duke punuar ende për të parë personat në makinë pasi përplasja ka qenë tepër e fortë dhe automjeti ka pësuar dëmtime të shumta duke u kthyer në një grumbull hekurishtesh përballë kamionit.

aksident ne rrogozhine

Sondazh

Poll