Aktualitet

VD- Për pak mund të përfundonte në tragjedi! Jet-ski bën manovrën e rrezikshme në Shëngjin

Një i ri është filmuar në një 'Jetski' duke bërë rrotullime ndërsa para ka një person që po noton.

4 Gusht 2022, 13:36 Nga A.B
VD- Për pak mund të përfundonte në tragjedi! Jet-ski
Jetski

LEZHË- Qytetarët ende nuk kanë harruar tragjedinë që ndodhi dy ditë më parë në Potam kur skafi përplasi për vdekje një 7-vjeçare, ndërsa sot shikojmë raste të cilat bëhen si lojëra. Në Shëngjin, një i ri është filmuar në një 'Jetski' duke bërë rrotullime ndërsa para ka një person që po noton. Duke e parë shumë mirë se ai qytetar është para tij, i riu bën rrotullim të frikshëm e më pas largohet. Për fat të mirë ky rast nuk shënoi asnjë të lënduar apo viktimë mirëpo në një rast tjerë edhe mund të ndodhë.  

Kjo ngjarje po ndodh në mes të ditës e në mesin e kontrolleve që sipas policisë së shtetit kanë nisur për të parandaluar të tilla ngjarje. Pritet që autoritetet të kenë një reagim për këtë rast.

VIDEO e postuar nga 'JOQ'*.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Por sipas Policisë së së Shtetit, pamjet që shfaqen në video nuk janë aktuale të këtij sezoni veror, por të disa viteve më parë. Gjë që dallohet nga një objekt i ndërtuar para disa viteve. 

jetski ne shengjin shengjin

Sondazh

Poll